"Do vazhdojme kerkimet"
Brenda pak castesh jane rritur dhe dyshimet se tek dy varkat ndodheshin me shume se 25 persona, shifer qe u deklarua. Policia tha fillimisht se te gjeturit, dyshohej te ishin trupat e trafikanteve, por me vone familjaret bene identifikimin e dy te rinjve nga Fieri, qe ishin nisur me varke drejt Greqise per emigrim. Njeri nga palombaret sqaroi se aty ku u gjet trupi i pare i pajete, u zbulua edhe i dyti, pak metra me poshte vendit ku u raportua mbytja e varkes. "Kerkimet do t'i vazhdojme diten e neserme duke ndjekur rrymen e liqenit, pasi nese ka te tjere trupa ato mund te kene levizur nga rrjedha", u shpreh nje prej palombareve te RENEA-s per gazeten. Babai dhe xhaxhai i te humburi Ndricim Myftari, kane kembengulur dje per drejtuesit e policise se nuk levizin nga Saranda pa gjetur trupin e djalit. Ata kerkuan forca shtese, per te kontrolluar te gjithe kanalin e Butrintit.
B.B
B.B