E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ndricimi ishte notar i mire, kishte udhetuar edhe me pare ne Greqi"

Makthi ka pushtuar familjen Myftari ne fshatin Ishem te Bubullimes ne rrethin e Lushnjes. Edhe pse te qete per faktin se Ndricimi dinte not shume mire dhe nuk mund te jete mbytur aq afer bregut, ata ende shprehen te shqetesuar se ai nuk u ka derguar asnje haber se ku ndodhet. "Mbase eshte ende rruges per ne Greqi, pasi ne Kallamate nuk ka mberritur ende. Te pakten keshtu na thane njerezit tane. Besojme se mungesa e lekeve dhe telefonit i ka sjelle probleme per te njoftuar, sepse ai dinte not shume mire dhe e kalonte Veren ne lumin Seman", shprehen te afermit e tij ne linje telefonike per gazeten "KJ". "Presim nga momenti ne moment t'i degjojme zerin. Mbajme kontakte me njerezit tane ne Greqi dhe me Yllin e Bashkimin ne Sarande. Besojme me shume se mund te kete kaluar kufirin dhe ende nuk ka mberritur ne Kallamate", thane ata diten e djeshme. Nje tjeter fakt qe qeteson se tepermi familjaret qe presin ne ankth, eshte se Ndricimi udhetimin drejt Greqise e kishte per here te dyte dhe pak a shume i njihte rruget. "U nis nje here disa muaj me pare por u kap nga policia greke disa kilometra pasi kishte kaluar kufirin", shpjegojne te afermit.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›