Legalizimi, gjykata "rrezon" PS
TIRANE - Gjykata Kushtetuese refuzon te pezulloje zbatimin e ligjit per "Legalizimin dhe Urbanizimin e ndertimeve pa leje", deri sa te marre nje vendim per ankesen e deputeteve socialiste, se ai eshte antikushtetues. Me shumice votash, kjo gjykate rrezoi dje ne seancen e pare te shqyrtimit te ankeses per ligjin, kerkesen e deputeteve qe ligji te pushoje se funksionuari, deri ne momentin qe Gjykata Kushtetuese te marre nje vendim per ankesen e tyre. Ne seancen e djeshme, kjo gjykate degjoi pretendimet e paleve. Perfaqesuesi ligjor i deputeteve Artan Hajdari u shpreh se ndryshimet qe jane bere ne ligjin per legalizimet, jane antikushtetuese dhe duhet te shfuqizohen. Sipas tij, ato i japin fuqi ALUIZNIT, duke zbehur kompetencat e pushtetit vendor. "Ndryshimet qe iu bene ligjit, sjellin perplasje te medha dhe pengesa mes dy pushteteve. Atij vendor dhe ALUIZN-it", tha Hajdari. Sipas tij, gjykata duhet te pezulloje zbatimin deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar. Por perfaqesuesi i ALUIZN-it, Ferdinand Shehu, tha se ndryshimet ligjore, u bene jo per t'i dhene me shume pushtet Agjencise se Legalizimeve, por per te pershpejtuar procesin e legalizimit. Ai mbrojti faktin se Agjencia e Legalizimeve eshte nje institucion me te gjitha kapacitetet e nevojshme njerezore e teknike per te perfunduar me sukses procedurat e legalizimit te zonave informale. Pasi degjuan palet, anetaret e Gjykates Kushtetuese u terhoqen pa marre nje vendim. Por nderkohe, hodhen poshte mundesine per te pezulluar ligjin gjate kohes qe merret vendimi. Pasi te zhvillojne dhe nje seance te dyte, gjykata do te mund te marre nje vendim. Deputetet socialiste u ankuan muaj me pare ne kete institucion, per te shpallur antikushtetues ligjin per legalizimit. Sipas tyre, me ndryshimet e propozuara nga qeveria, ALUIZNI qe drejtohet nga ekzekutivi merr kompetencat e komunave dhe bashkive, qe duhet te bejne realisht procesin e legalizimit. Ne kerkese, ata argumentuan se agjencia shteterore, merr te gjithe detyrat dhe kompetencat e bashkise, detyrime qe ligji i meparshem ia atribuonte atyre. Per kete arsye, socialistet kerkojne shpalljen antikushtetues te ligjit, si dhe kerkojne qe deri ne momentin qe Gjykata Kushtetuese te shprehet per kete ceshtje, zbatimi te pezullohet. Socialistet shprehen se procesi i legalizimit dhe urbanizimit te ndertimeve informate, eshte nje proces me rendesi kombetare dhe me ndikim politik por keto nuk duhet dhe nuk jane argumente te mjaftueshme qe ligji ne fjale te perjashtonte organet e pushtetit vendor, nga nje rol i dores se pare ne te, por dhe te cenonte pertej cdo lloj proporcionaliteti dhe arsyeshmerie prerogative qe Kushtetuta dhe Karta Evropiane e Autonomise Vendore i njohin pushtetit vendor.
Kerkesa e PS per ligjin, qe legalizon ndertimet pa leje
Ne kerkesen e firmosur dorezuar ne Gjykaten Kushtetuese, deputetet e Partise Socialiste argumentuan se ndryshimet ne ligj, i japin te drejte ALIUZNIT, nje strukture/agjenci ne varesi te Keshillit te Ministrave per te vendosur per nje proces mjaft te rendesishem, sic eshte legalizimi i ndertimeve pa leje, si dhe dhenia e titujve te pronesise ne perfundim te ketij procesi, individeve qe posedojne ndertime pa leje. Duke ushtruar ne kete menyre drejtperdrejt funksionet e veta te njesise vendore ne fushen e planifikimit urban dhe menaxhimit te tokes si dhe kompetencat e plota ne lidhje me to. Ne piken e dyte te kerkeses se tyre, deputetet ankohen se ligji qe ka hyre ne fuqi, ka filluar te prodhoje efekte. Duke percaktuar zonat informale dhe kufijte e tyre bashke me rrjetin kryesore te infrastruktures, duke regjistruar ne favor te ndertuesve informale toka te cilat ligjerisht u takojne te tjereve, duke dhene leje legalizimi, duke shitur troje, etj.
Ligji per Legalizimet
Neni 4
1. ALUIZNI eshte institucioni pergjegjes per:
a) realizimin e procesit te legalizimit dhe pergatitjen per regjistrim fillestar te ndertimeve informale, ne perputhje me procedurat e percaktuara ne kete ligj;
b) bashkepunimin dhe njesimin e procedurave me organet qendrore shteterore dhe njesite e qeverisjes vendore, per procesin e legalizimit, urbanizimit dhe integrimit te zonave/vend-banimeve/bllok banimeve me ndertime te legalizuara;
c) programimin e fondeve nga Buxheti i Shtetit per legalizimin dhe urbanizimin e territoreve informale;
c) krijimin dhe perpunimin e informacionit hartografik, ne shkalle 1:500 - 1:5000, qe do te perdoret per procesin e legalizimit dhe te urbanizimit te ndertimeve informale, si dhe per investime ne infrastrukture, ne nivel kombetar;
d) dhenien e lejes se legalizimit, sipas nenit 28 te ketij ligji.
2. ALUIZNI, ne zbatim te detyrave te vendosura nga ky ligj, kryen:
a) fushaten kombetare te informimit dhe te sensibilizimit te qytetareve, ne bashkepunim me mjetet e informimit te gjere publik, ne nivel kombetar;
b) verifikimin dhe perditesimin ne terren te ndertimeve informale, si dhe pasqyrimin e tyre ne harten e perftuar nga fotografimi ajror;
c) ngritjen e bazes se te dhenave per ndertimet pa leje dhe ecurine e legalizimit;
c) pergatitjen e manualeve te procedurave, udhezimeve dhe formulareve.
3. Menyra e organizimit dhe e funksionimit te kesaj agjencie, te drejtorise qendrore, drejtorive ne nivel qarku dhe zyrave prane njesive te vecanta te qeverisjes vendore percaktohen nga Keshilli i Ministrave ".