E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, Premci paralajmeron vartesit per trafiqet

Kryepolici i Fierit, Shemsi Premci, i alarmuar nga lajmi se pjesa me e madhe e emigranteve qe u mbyten ne Butrint mbremjen e se dieles ishin nga qarku, ka mbledhur dje kreret e policive ne tre komisariate duke i paralajmeruar per masa ndeshkimore. Te pranishem kane qene shefat e komisariateve Fier, Lushnje, Mallakaster si dhe zevendesdrejtori Elidon Veizaj. "Nese verifikohet se klandestinet kane qendruar 12 ore ne Fier dhe nuk jane konstatuar, atehere do te merren masa ndeshkimore me largim nga puna", mesohet te jete shprehur Premci gjate mbledhjes. Ai ka hedhur edhe akuza se nje pjese e policeve ose kane dijeni, ose jane te implikuar ne keto trafiqe duke i suportuar organizatoret. Pas tragjedise rezultoi se drejtuesit e trafikut ishin nga Fieri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›