E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobësohet uragani “Bill”, arrin kategorinë 3

Shpejtësia e stuhive u ul në 125 km/orë gjatë orëve të para të ditës së enjte. Por meterologët nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në Majami bëjnë të ditur se “Bill” mund të forcohet përsëri dhe të rikthehet në një uragan të kategorisë 4, ashtu siç ishte deri para pak ditësh.

Uragani “Bill” e ka epiqendrën rreth 325 milje në veri–verilindje të ishujve Liuard dhe rreth 790 milje në jug–juglindje të Bermudës. Ai po lëviz në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi rreth 29 km/orë.

Meterologët thonë se “Bill” do ta rritë forcën në fundjavë, kur ai t’i drejtohet  Bermudës dhe bregdetit juglindor të Amerikës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›