E Diel, 1 Nëntor 2026

Prefekti i ri, PS: Shteti, peng i familjes kryeministrore

Deputeti i ri i PS-së, Sajmir Tahiri, nga foltorja e selisë rozë, hodhi akuza ndaj kryeministrit Sali Berisha për “politikat nepotike që ai ndjek”.

“Zgjedhja e Krujës si prefekt i kryeqytetit me meritën e vetme se është shok i Shkëlzenit konfirmon faktin se shteti tashmë është peng i familjes së kryeministrit”, theksoi Tahiri.

Ai u shpreh se Partia Socialiste do të demaskojë të gjitha politikat nepotike të kryeministrit dhe klanit të tij familjar.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›