Dobësimi i euros shqetëson Japoninë
Ministri japonez i financave shprehu sot shqetësimin e tij për pasojat e dobësimit të euros përballë jenit, për shkak të krizës së borxhit në Evropë kundër së cilës ai i kërkon Francës dhe Gjermanisë të jenë në linjat e para.
"Ndikimet nga dobësimi i euros në ndërmarrjet që eksportojnë kryesisht në Evropë janë shumë të mëdha', tha për mediat Jun Azumi.
Monedha unike evropiane është vlerësuar aktualisht nën 100 jen, në nivelin më të ulët që prej një dekade, gjë që redukton vlerën e të ardhurave të regjistruara në zonën euro nga grupi japonez.
Sipas ministrit japonez kjo rënie e euros lidhet drejtpërsëdrejti me krizën e borxhit në disa shtete të Evropës.