E Diel, 1 Nëntor 2026

Dobesimi i kockave semundja prek grate ne menopauze

Osteoporoza, ose sëmundja e dobësimit të kockave, bëhet alarmante në Shqipëri. Në botë, mesatarisht një në tre gra vuan nga kjo sëmundje, ndërsa në vendin tonë mbi 23 përqind e grave menjëherë pas menopauzës vuajnë nga dobësimi i eshtrave.

Në Ditën Botërorë për Parandalimin e Osteoporozës, shefja e Reumatologjisë në QSUT, Teuta Backa thotë se për të ndaluar këtë sëmundje duhet të konsumohen ushqime të pasura me kalcium dhe vitaminë D, por dhe të ushtrohet sa më shumë aktivitet fizik.

"Në Shqipëri kanë filluar të ketë vlera alarmante të Osteoporozës. Osteoporoza është një sëmundje e cila kryesisht shfaqet të moshat e mëdha në pleqëri dhe te gratë në periudhën e menopauzës. Risku i jetës është 20 deri 25 për qind, një vlerë shumë e lartë dhe kjo i dedikohet frakturës së qafës së femurit", thotë Teuta Backa, Shefe e Reumatologjise,QSUT.

Osteoporoza konsiderohet si një sëmundje e heshtur, por mjaft e përhapur që prek mbi dyqind milionë persona në botë. Ndaj këshillohet që për çdo dhimbje në shtyllën kurizore apo të qafës, të bëhet një grafi e thjeshtë. Më shpesh të prekurit nga kjo sëmundje e mësojnë diagnozën e tyre, pasi u ka ndodhur ndonjë frakturë dhe dhimbjet janë të padurueshme.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›