Tragjedia në det, veniten shpresat për 8 marinarët e zhdukur

Lajmi i ndërprerjes së kërkimeve u konfirmua për "Start" edhe nga prefekti i Durrësit, Genci Alizoti, i cili theksoi se fatkeqësisht nuk ka më shpresa për gjetjen gjallë të tetë marinarëve turq që ndodheshin në anije.
Nga ngjarja e mbrëmshme, vetëm dy persona kanë mundur të mbijetojnë. Strukturat që morën pjesë në operacionin e sotëm ishin të shumta, si anija e madhe e rojës kufitare shqiptare “Iliria”, më e madhja dhe me kapacitete të mjaftueshme për dete me 6-7 ballë, një anije bregdetare, 1 motoskaf i policisë kufitare të Durrësit, një motoskaf i Guardia di Financa, por edhe trageti i cili është përqasur me anijen tregtare turke.
Ndërkohë, trageti “Ankara” me 196 udhëtarë në bord, i cili u përfshi në orët e para të mëngjesit të së enjtes në përplasjen me anijen “Reina 1” , ka nisur lundrimin drejt destinacionit, portit të Barit në Itali.
Kapiteni i përgjithshëm i Porteve, Edmond Doracaj, tha se trageti që ishte përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit do të vijojë lundrimin drejt portit të Barit (Itali), ndërsa në vendngjarje vazhdojnë përpjekjet për të gjetur trupat e personave të mbytur ose të mbijetuar.
Dorcaj saktësoi se përveç dy marinarëve të mbijetuar, që ndodhen në spitalin Rajonal të Durrësit, deri tani nuk ka asnjë të dhënë tjetër për 8 marinarët e tjerë të anijes tregtare “Reina 1”, ndërsa njoftimi për kufomën e një marinari në bordin e tragetit “Ankara”, ka qenë pasojë e keqkuptimit në raportimet në sistemin e radios.
Trageti “Ankara” dhe anija tregtare “Reina 1” u përplasën fatalisht sot rreth orës 01.00 rreth 20 milje larg portit të Durrësit.
Tragjedia në det, yrysh kërkimesh për të zhdukurit
Durrës (09:45)– Mbi hapësirën detare të detit Adriatik në afërsi të Durrësit po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e pesë shtetasve turq, të humbën në det rreth orës 01:00 të mesnatës së shkuar.
Dy helikopterë po fluturojnë mbi det ndërsa 7 anije po lundrojnë mbi ujë për të gjetur trupat e pesë shtetasve të zhdukur, ku ka pak shpresa për nxjerrjen gjallë të tyre.
Helikopterët kanë vënë jelekë shpëtimi dhe pjesë të anijes së mbytur. Kërkimet vazhdojnë për të nxjerrë trupat që dyshohet se kanë humbur jetën.
Operacioni i kërkim shpëtimit koordinohet nga Shtabi i Emergjencës, nën drejtimin e prefektit të Durrësit, Genc Alizoti. Trageti “Ankara”, i cili ishte nisur rreth orës 23, me rreth 200 udhëtarë në bord, është nisur nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe 20 milje larg portit, në ujërat ndërkombëtare është përplasur me anijen tregtare “Reina 1”, me një kapacitet 3500 ton, e cila lundronte nga një port rus drejt Malit të Zi.
Anija tregtare me flamur maltez është fundosur shumë shpejt nga goditja e fortë, ku deri tani mësohet se kanë shpëtuar dy nga marinarët që ndodheshin në këtë anije, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkimit nga ajri dhe deti për gjetjen e marinarëve të tjerë.
Tragjedi në detin e Durrësit, tre të vdekur e 5 të zhdukur
Durrës (08:25)– Një ngjarje e rëndë ndodhi pasmesnate në ujëra detare shqiptare, kur një anije është mbytur, duke lënë pas disa të vdekur dhe të humbur. Trageti i linjës Durrës-Bari, i quajtur “Ankara” është përplasur me një anije tregtare turke “Reina1”.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, anija turke me 10 shtetas turq në ekuipazh është fundosur menjëherë. Deri më tani, tre persona janë gjetur të vdekur dhe dy të tjerë janë shpëtuar. Trageti duket se nuk ka pësuar dëme dhe ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ka lajmëruar edhe Portin e Durrësit për tragjedinë.
Mësohet se në tragetin e linjës Durrës - Bari udhëtonin 196 pasagjerët dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar. Ndërkohë ushtria, policia dhe spitali i Durrësit janë vënë në gatishmëri dhe është ngritur shtabi i emergjencës. Sot në mëngjes kanë nisur kërkimet për trupat e tjerë të pajetë me anë të helikopterëve. Mendohet se aksidenti ka ndodhur nga një gabim njerëzor nga drejtuesi i tragetit shqiptar. Në tragetin shqiptar ndodhen 196 persona në bord, ndërsa trageti ndodhet ende në det të hapur.
Anija turke ishte ngarkuar në Rusi dhe po shkonte drejt Malit të Zi. Edmond Doraci, kapiten i Portit të Durrësit ka bërë me dije se 3 persona rezultojnë të vdekur ndërkohë që 5 të tjerë të zhdukur, të gjithë pjesë e ekuipazhit të anijes tregtare. Ahmet Secik dhe Ahmet Bau janë dy marinarët turq, të cilët i kanë mbijetuar tragjedisë detare, ndërkohë që mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. /S.Ll/Start/
2011-10-20 12:45