Champions aziatik rrihen futbollistet ne fushe

Quhet Liga e Kampioneve, por nuk ka asnjë lidhje me kompeticionin që zhvillohet në Europë. Këtë e konfirmojnë këto pamje, ku ndeshja e parë gjysmëfinale e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit aziatik për klube mes skuadrës vendase koreano-jugore Suwon Bluewings dhe asaj nga Katari Al Sad është kthyer në një betejë të vërtetë.
Gjithcka nisi kur mbeteshin edhe dhjetë minuta nga fundi i takimit, ndërsa miqtë shënuan golin e dytë me sulmuesin Niang. Ky i fundit kishte realizuar edhe golin e parë, ndërsa në dyfishimin e rezultatit përfitoi nga nisja e shpejtë e një goditje dëninmi për të dërguar totpin në rrjetë. Ky veprim nuk është pritur mirë nga futbollistët vendas që po humbisnin me rezultatin 2-0.
Në fillim ata kanë sulmuar Niang, ndërsa më pas sherri është kthyer në një betejë masive mes të gjithë futbollistëve dhe stafeve teknike. Jo vetëm, kaq, pasi edhe tifozët kanë nisur te hedhin në fushë sende të forta, ndërsa arbitri ndeshjes është detyruar të nxjerrë tre herë kartonin e kuq. Pas qetësimit të situatës, ndeshja ka rinisur dhe Al Sad ka sigruar një fitore të rëndësishme, e cila e afron me finalen e Ligës së Kampioneve në Azi.
Nertan Prifti