E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobite nga brokoli

Brokoli eshte njeri nga aleatet me te mire te shendetit te njeriut. Ne brokoli jane te pranishme substanca me veprim antikancerogjen dhe kunder infarktit, por edhe materie te cilat mbrojne nga diabeti dhe demtimet qe mund t'u shkaktohen eneve te gjakut nga kjo semundje. Sulforafanoli, nje substance e cila nxit prodhimin e nje enzime qe mbron indet qelizore te eneve te gjakut, dhe ne te njejten kohe kundershton pranine e molekulave qe ndikojne ne demtimin e eneve te gjakut. Diabetiket jane pese here me te rrezikuar per te zhvilluar semundjet kardiovaskulare, per shkak te demtimeve qe shkakton diabeti ne enet e gjakut. Ne baze te kesaj teorie, shkencetaret britanike kane testuar ne kushte laboratorike efektin e sulforafanolit mbi qelizat e eneve te gjakut te demtuar nga hiperglikemia (niveli i larte i sheqerit ne gjak), keshtu kane zbuluar se sulforafanoli ndikon ne uljen molekulave te quajtura Reactive Oxygen Species te cilat jane fajtore per demtimin e eneve te gjakut. Nga ana tjeter, sulforafani, shton perhapjen e nje geni, te quajtur NRF2, qe mbron qelizat e mushkerive nga sulmi i toksinave. Keshtu pacientet te cilet qe vuajne nga bronkopneumonite obstruktive kronike mund te kene dobi te medha nga konsumimi i brokolit. Sulforafani ngjashem sikurse edhe antioksiduesit tjere te cilet ndodhen te brokoli jane ne gjendje te modifikojne ekuilibrat mes reaksioneve te oksidimit dhe pakesimit ne brendesi te qelizes, qe jane shpesh pergjegjese per formimin e radikaleve te lira, te cilat mund te modifikojne ekuilibrat metabolike te qelizave pulmonare deri ne qasjen e nje funksionimi te mire. Brokoli, fale sulforafanit dhe vetive te veta antioksiduese, eshte mjekimi me e mire per cdo lloj shqetesimi. Studimet tregojne efekte pozitive edhe ndaj lekures dhe kunder tumoreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›