E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, 116 vota per "Prokurorine", LSI e PDK kunder

Rozeta Rapushi

Prokuroria e Pergjithshme do te funksionoje nga viti i ardhshem, ne baze te nje kuadri te ri ligjor, ku prokuroret nuk do te gezojne imunitetin e meparshem dhe raportet vjetore ne salle, do te lexohen nga ministri i Drejtesise. Me nje konsensus prej 116 votash, PD-PS miratuan dje ligjin e ri per organin e akuzes. Kunder konsensusit PD-PS dolen vetem te vegjlit e LSI dhe PDK, te cilet nuk moren pjese ne votim, e abstenuan. Nderkohe qe pati dhe nga ata socialiste, si Ben Blushi, te cilet nuk pranuan te japin voten pro, nismes konsensuale pavaresish konsensusit mes paleve. Kunder ligjit votuan Petro Koci i PS '91 dhe Gilman Bakalli. Ndersa abstenuan ndaj ligjit konsensual kater deputete, Ben Blushi, Vangjel Dule, Ndue Shpani dhe Frrok Gjini. Pa debatuar gjate mbi projektin, deputetet e nisen me leximin ne seance te raportit te Komisionit te Ligjeve per Prokurorine. Raport qe shprehte hapur konsensusin e forcave te medha politike. "Projektligji eshte i pranueshem jo vetem per Partine Socialiste, por dhe per grupet e tjera te interesit si dhe shoqatat e prokuroreve", u shpreh ne salle, nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace. Sipas tij, me te tilla ndryshime, asnje parti politike nuk perfiton dhe ajo qe eshte me e rendesishme, permendet fakti se projektligji nuk permbush deshirat e mazhorances ne pushtet. Nenkryetari socialist theksoi se, Partia Socialiste, e sheh organin e akuzes si nje institucion i pavarur dhe asnje here nuk ka dashur qe prokuroria te sherbeje si nje force politike. "Ne kerkojme te zbatohet deri ne fund parimi i ndarjes se pushteteve dhe pavaresise se institucioneve", tha Brace, duke garantuar voten e PS-se, pro ligjit ne fjale. Ashtu sic pritej, kunder nismes ligjore dolen partite e vogla politike LSI dhe PDK. Me ironi, perfaqesuesit e ketyre partive, uruan te medhenjte per Vitin e Ri. "Meqe cdo gje e bete vete, t'i gezoni ligjet dhe Vitin e Ri", kryetari i grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi. Sipas tij, ne menyre hileqare, partite e medha bene pakte per te miratuar me shpejtesi ligje te rendesishme. "Me votimin e ketyre ligjeve, i fituar eshte vetem kryeministri Sali Berisha, i cili eshte arkitekti i tyre dhe i ndryshimeve Kushtetuese", u shpreh Xhufi. Deputeti i LSI-se, tha se ne diten e fundit te punes, Kuvendi po diskuton per nisma ligjore hileqare. Votimi i projektligjit per organin e akuzes u be ne mungese te kryeministrit Sali Berisha. I bindur per kalimin e tij ne seance plenare, kreu i qeverise duket se nuk u shqetesua aspak, te jete prezent per kuorumin ne salle. Nderkohe qe ka qene ministri i Drejtesise Alibeaj ai, qe dhe njehere eshte shprehur se ligji rregullon marredheniet ne organin e akuzes dhe nuk prek aspak pavaresine e ketij institucioni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›