Ciles gjini i perkasin Kompjuteret? Mashkullore apo Femerore!
Mesuesja e gjuhes ishte duke iu sqaruar nxenesve ne klase qe ne gjuhen Frenge, emrat ndryshojne per nga gjinia ne Anglisht, pra percaktojne gjinine e kundert. "House" ne Frengjisht, gjinia femerore "la maison", "Pencil", ne Frengjisht, gjinia mashkullore "le crayon". Nje nxenes i habitur pyeti, "Ciles gjini i takon Kompjuteri?" Mesuesja nuk e dinte, dhe gjithashtu fjala nuk ishte ne fjalorin e saj Freng. Keshtu qe sa per argetim, ajo ndau klasen ne dy grupe, sipas gjinive dhe beri pyetjen qe ata te vendosin per kompjuterin se a eshte emer i gjinise mashkullore apo femerore. Nga te dy grupet u kerkua qe te japin kater shkaqe per rekomandimet e tyre.
Grupi i meshkujve vendosi qe kompjuteri perfundimisht duhet te jete i gjinise femerore ("la computer"), sepse:
1. Askush perpos krijuesit te tyre nuk mund ta kuptoj logjiken e tyre te brendshme.
2. Gjuha amtare qe ato shfrytezojne per te komunikuar me kompjuteret tjere eshte e pakuptueshme per cdo kende tjeter.
3. Edhe gabimet me te vogla jane te ruajtura ne memorie te perhershme per rishqyrtim te mevonshem te mundshem.
4. Sa me shpejte qe zotoni nje, do te vereni qe do te duhet te shpenzoni gjysmen e pasurise per pajisje shtese.
Grupi i femrave, megjithate, vendosi qe kompjuteri duhet te jete i gjinise mashkullore ("le computer") sepse:
1. Nese doni te kryeni ndonje pune me ta, se pari duhet t'i kycni.
2. Ata kane mjafte te dhena por akoma nuk mund te mendojne per veten e tyre.
3. Ështe menduar qe t'ju ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve, por ne te shumten e rasteve ata jane vete problemi.
4. Sa me shpejt qe posedoni nje, do te vereni qe nese do te kishit pritur edhe pak do te merrnit nje model me te mire.