E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Topit: Falje per te denuarat

Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama i beri dje thirrje Presidentit te Republikes, Bamir Topi qe te veje doren ne zemer per te falur Feride Bakos, 75 vjecaren qe vuan denimin ne burgun 325 ne kryeqytet, per kultivim bimesh narkotike. Nepermjet nje letre dorezuar ne Presidence, Rama lutet qe kreu i shtetit te ushtroje te drejten e faljes per te tilla raste. Duke marre shembull nga rasti konkret mbi historine tronditese te Bakos, Rama ben thirrje per falje, pasi e moshuara ka humbur djalin emigrant e ne nderkohe edhe te shoqin, ajo ka mbetur e vetmja mbeshtetje per dy niperit e saj, ende femije te cilet mbijetojne vetem, ne nje kasolle pa asnje kusht per t'u quajtur shtepi. "Une do te bej gjithcka mundem, per te nxitur e gjetur mirekuptimin e paleve ne Kuvendin e Shqiperise, ne menyre qe ky grusht fajtoresh pa faj, te trajtohet me nje ligj, qe i hap rruge konsiderimit, rast pas rasti, te mundesise se kthimit te tyre prane femijeve te mbetur rrugeve pa asnje mbeshtetje e pike referimi", shkruan Rama. Ai thekson se i shkruan me dore ne zemer kreu te shtetit, qe te shfrytezoje autoritetin qe i jep Kushtetuta, per te dekretuar faljen e shtetases 75 vjecare Feride Bako dhe te mundesoni kesisoj, ribashkimin e asaj cope familje shqiptare qe ka mbetur e ndare mes nje kasolleje fshati, ku cdo dite gdhihen dy femije te vetmuar, dhe nje dhome te burgut 325, ku cdo dite ngryset nje gjyshe e mbetur vetem. "Me bindjen absolute se kjo kerkese ka miratimin e te gjithe gjysherve e prinderve te ketij vendi, po edhe e te gjithe femijeve te tyre, dhe me shpresen e madhe se Ju nuk do te ngurroni ta merrni ate parasysh, me lejoni Zoti President t'ju uroj nje Vit te Ri sa me te mbare", perfundoi kreu i selise roze. Kerkesa e Rames vjen ne nje kohe, kur kreu i shtetit, Bamir Topi duket se nuk do te ushtroje te drejten e faljes per te dytin vit. Kreu i shtetit ushtroi te drejten e faljes vetem ne mars te ketij viti, per disa gra te burgosura me rastin e festes se 8 Marsit.

Ligji

Per dhenie amnistie

Neni 1

Amnistohen te denuarat femra, te cilat ne daten_ kane mbushur moshen 60 vjec dhe te denuarit meshkuj, te cilet kane mbushur moshen 65 vjec, me perjashtim te parashikimeve te nenit 4 te ketij ligji.

Neni 2

Amnistohen te denuarit me burgim te cilet, ne kohen e kryerjes se vepres penale, kane qene nen moshen 18 vjec, me perjashtim te parashikimeve te nenit 4 te ketij ligji.

Neni 3

Per kategorite e personave te parashikuara ne nenin 1 e 2 te ketij ligji, te pushohen ndjekjet penale per ceshtjet ne hetim, per ceshtjet e pa shqyrtuara nga gjykatat si dhe te vendoset mos fillimi i procedimit per kallezimet, per vepra penale te kryera deri ne daten__, me perjashtim te parashikimeve te nenit 4 te ketij ligji.

Neni 4

Nuk perfitojne nga kjo amnisti personat e denuar per:

a) vepra penale te parashikuara ne nenet 73, 74, 75 te Kodit Penal

b) vepra penale te parashikuara ne nenet 76, 77, 78, 79 te K. Penal si dhe neni 77 i Kodit Penal Ushtarak.

c) vepra penale, te parashikuara ne nenet 86, 87, 88, 89/a te Kodit Penal

c) vepra penale te parashikuara ne nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 106 dhe 108 te Kodit Penal.

d) vepra penale te parashikuara ne nenet 109, 109/b, 110/2, 110/a,111 te Kodit Penal

dh) vepra penale te parashikuara nga nenet 114, 114/a, 114/b,128/a, 128/b te Kodit Penal.

e) vepra penale te parashikuara ne nenet 135, 136, 138/2, 138/a, 139, 140, 141, 141/a, 143/2,143/a,152/3 te Kodit Penal dhe vepra penale e parashikuar ne nenin 59/2 te Kodit Penal Ushtarak.

e) veprat penale te parashikuara nga nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224, 225 te Kodit Penal

f) veprat penale te parashikuara nga nenet 226, 227, 228, 229 te Kodit Penal

g) veprat penale te parashikuara ne nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/c, 231, 232, 233, 234, 234/a e 234/b te Kodit Penal.

gj) vepra penale te parashikuara ne nenet 244, 245, 248,259 dhe 260 te Kodit Penal

i) vepra penale te parashikuara ne nenet 270, 278/1 dhe 4, 278/a, 282/a, 283/2 dhe 3, 283/a, 283/b, 284/3, 284/a, 284/c, 284/c, 286, 287, 288, 298 te Kodit Penal

j) vepra penale te parashikuara ne nenet 319 e 319/a te Kodit Penal

k) vepra penale te parashikuara nga nenet 333 ,333/a dhe 334 te Kodit Penal.

Neni 5

Ngarkohen ministri i Drejtesise, ministri i Brendshem, dhe prokurori i Pergjithshem per zbatimin e ketij ligji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›