E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: Dhuna në komisariate problematike

Ka mjaftuar një inspektim në dhomat e paraburgimit të policisë së Shkodrës që avokati i popullit Ermir Dobjani të deklarohet mjaft i ashpër lidhur me dhunën që ushtrohet në këto institucione. Krahas problemeve të mungesës së kushteve të higjenës në qelitë e paraburgimit, shkak i deklarates së bërë vetem pak minuta pasi ai ka lënë drejtorine e policise, ka qënë dhuna e ushtruar ndaj një 20 vjeçari gjatë marrjes në pyetje.Avokati i popullit ka deklaruar se ndaj dy oficerëve të policisë që kanë dhunuar të riun do të kërkohet menjëherë marrja e masës ndëshkuese. Dhuna në komisariatet e policisë prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes se institucionit të avokatit të popullit, por sa i përket statistikave ky është rasti i parë i ndërhyrjes së titullarit më të lartë vetëm pak çaste pas marrjes në pyetje të të ndaluarit. Sipas zotit Dobjani inspektimet, në komisariatet e policisë në të gjithë vendin do të vijojnë sërish dhe do të jenë të rastësishme, në mënyrë evidentimin e problemeve, dhe respektimin e të drejtave të njeriut të cilat mbrohen dhe nga konventa e nënshkruar nga shteti ynë me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›