Nazarko: Ndryshimet në kushtëtut kanë prekur thelbin e saj

Drejtori i qendrës për studime rajonale Mentor Nazarko është shprehur në studion e Ora-News se Shqipëria ka pasur kushtetuta demokratike , edhe më parë , një kushtetutë të tillë ka pasë edhe në kohen e Zogut. Në fillim të 90-ës kemi pasur kushtetutën e parë demokratike pas regjimit komunist, ndërsa në vitin 98-të u krijua kushtëtuta me e mirë e cila u hartua me asistencën e specialistëve. Sipas Nazarkos në ndryshime që janë bërë në kushtetutë ka psë disa divergjenca, siç ishin ato për ndryshimin e kufizimit imunitetit, me natyre akademike, por të gjithë ishin në një mëndje se kushtetuta i ka rezistuar kohës, por i kanë hequr frymën në disa nene. Nazarko është shprehur se disa ndryshime kryesore që u bënë në kushtëtutë kanë të bëjnë me imunitetin për deputetët , gjykatësit, të parlamentit dhe të presidentit, u bënë disa tentativa për të prekur arritjet më të mëdha të kësejë kushtetute , kushtetuta i dha vëndit një ekuilibër institucional, balancim pushtetesh. Sipas tijë ndryshimet në kushtetutë kanë prekur thelbin e sajë. Nazarko është shprehur edhe për kodin zgjedhorë dhe grevën e 10 deputetëve, duke e quajtur grevën si një mjet të pa përshtatshëm, por është e drejta e tyre për të zgjedhur format se si do të protestojnë. Mentor Nazarko është shprehur se krerët e dy partive më të mëdha në një penguesit kryesorë të vendit , për sa i përket menaxhimit të situatave, ndërsa kodi zgjedhor është për të mirën e vendit. Është normale që një pari e vogel ose e treta në vënd të vij në drejtim të vendit, për këtë kemi shembuj të vendeve për rreth, madje kanë drejtuar vendin më mirë se partitë e tjera.