Gripi, mijëra të semurë. ISHP: Jemi në prag epidemie
Specialitet e Shëndetit Publik japin alarmin. Vendi ynë do të preket nga një situatë e rëndë gripale, ku rastet e komplikacioneve nuk do të jenë të pakta, e veç kësaj epidemia që pritet në fillim të muajit shkurt nuk do të "kursejë" asnjë grupmoshë
TIRANE-Shtohet numri i të sëmurëve me grip. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i të sëmurëve po shkon në 10-11 mijë të sëmurë në javë. Ndërkohë që sipas specialistëve, mendohet se numri i personave të prekur është shumë herë më i lartë, pasi një pjesë e madhe e pacientëve kurohen në shtëpi dhe nuk i drejtohen qendrave shëndetësore. Specialitet e Shëndetit Publik japin alarmin. Vendi ynë do të preket nga një situatë e rëndë gripale, ku rastet e komplikacioneve nuk do të jenë të pakta, e veç kësaj epidemia që pritet në fillim të muajit shkurt nuk do të "kursejë" asnjë grupmoshë. Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, viruset që do të qarkullojnë do të jenë disa, çka do të rrisë ndjeshëm numrin e të prekurve, që mendohet t'i kalojë shifrat e 17 mijë pacientëve me gjendje gripale në javë. Aktualisht, në vendin tonë raportohen rreth 200 fëmijë që vizitohen nga gripi në ditë, si dhe rreth 70 të rritur me simptoma gripale. Gripi apo virozat, siç i quajnë mjekët, edhe pse të ndryshme, duket të ketë të njëjtat simptoma; temperaturë e lartë deri në bllokim të frymëmarrjes, duke stimuluar edhe bronkopneumoni, janë disa nga komplikacionet kryesore. Më pas, çdo infeksion viral prish imunitetin mbrojtës të organizmit, dëmton tërë mekanizmat që mbrojnë mushkëritë, duke shtuar faktin se çdo infeksion viral stimulon zhvillimin e një infeksion bakterial, që normalisht është bronkopneumonia, apo siç e quan populli, i ftohur. Ndërsa, shenjat e komplikacioneve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin shenjat respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë, por fillon vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë. Epidemiologët ende nuk kanë identifikuar tipin e gripit të këtij fundjanari dhe fillimshkurti.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)