E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: Ushtrohet dhunë mbi të miturit në paraburgim

Policia ushtron dhumë mbi të miturit në paraburgim, gjatë procesit të marrjes në pyetje. Deklarata është bërë nga Avokati i Popullit Ermir Dobjani, i cili ka bërë me dije se në një sondazh të kryer në burgun 313, pjesa më e madhe e të miturve, kanë deklaruar se mbi ta ushtrohet dhunë fizike. Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Viktimave të Turturës dhe Instituti Europian i Tiranës,kanë nënshkruar një marrëveshje për të forcuar aktivitetin monitories dhe parandalues të dhunës. Gjithashtu marrëveshja synon të zgjerojë rolin e shoqërisë civile në përmirësimin e standarteve të personave të privuar nga liria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›