E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Mediu: Vota për PR, vijim i rrugës europiane

Fatmir Mediu, kreu i PR në një takim të zhvilluar me banorët e Hasit, i ka kërkuar votën këtyre të fundit për partinë që ai drejton. Vota për PR-në u shpreh Mediu është një votë e cila do të coj përpara vendin Sot në NATO nesër në BE-tha Mediu. 

HAS- Turi elektoral i Partisë Republikane të Mediut vijoi në Has, ku ai u ndal edhe njëherë tek rëndësia e zgjedhjeve të 28 qershorit. Vota për Partinë Republikane ose për numrin 16-të – tha Mediu është vota për një mandat tjetër të dytë qeverisës së koalicionit të djathtë, për vijimin e rrugës europiane të vendit. “Votoni Partinë Republikane, votoni numrin 16-të, sepse keni votuar veten tuaj, keni votuar për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për Hasin, për kombin shqiptarë. Kombi shqiptarë ka një rrugë, ka një të ardhme “Sot në NATO nesër në Bashkimin Europian”- theksoi Mediu. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›