Burrel, hedhja e mbeturinave rrezik për banorët
Bashkia e Burrelit ka caktuar një vend grumbullimi pranë varrezave të dëshmorëve ndërkohë që banorët e zonës janë përballë një rreziku serioz për shkak të erës së rëndë të djegies së mbeturinave qe shkakton mjaft probleme për shëndetin e tyre.
BURREL- Hedhja e mbeturinave të qytetit të Burrelit në komunën Komsi, prej kohësh është kthyer në një problem shqetësues.
Bashkia e Burrelit ka caktuar një vend grumbullimi pranë varrezave të dëshmorëve, por duket se kjo nuk ka qënë zgjidhja më e mirë.
Rreziku është serioz për banorët e zonës përreth, pasi era e rëndë dhe djegia e mbeturinave shkakton mjaft probleme për shëndetin e tyre.
Më të rrezikuarit janë banorët që për shkaqe ekonomike detyrohen të mbledhin materiale mes mbeturinave, të cilat më pas i shesin për pak të ardhura.
Ndërsa të tjerë lejojnë dhe bagëtitë të kullosin pranë vendgrumbullimit, pa marrë parasysh mundësinë e ndonjë materiali shpërthyes.
(e.n/News24/BalkanWeb)