E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen kapsolla, plagosen rëndë 2 fëmijë

Po luanin me një kapsollë të gjetur disa ditë më parë në lagjen e tyre kur kanë mbetur të plagosur rëndë për shkak të shpërthimit të saj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 4 të Laçit. Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. 

LAÇ- Dy fëmijë, njëri 10 dhe tjetri 14 vjec kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një kapsolle fishekzjarresh me një sasi të madhe eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen 4 në Lac, teksa të dy fëmijët kanë qënë duke luajtur me kapsollën e gjetur në lulishten e qytetit tri ditë më parë dhe me pas e kanë ndezur.
Shpërthimi u ka shkaktuar dëmtime në pjesën e përparme të trupit dy të miturve, familjarët e të cilëve janë alarmuar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur. Pas mbërritjes së policisë në vendgjarje, të dëmtuarit janë dërguar në spitalin rajonal të Lacit e për shkak të plagëve të marra janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ky është rasti i dytë pas gjetjes së një predhe kundra tank një ditë më parë në rrethin e Lezhës, ku shpesh fëmijët bëhen pre e gjetjes së eksplozivëve me rrezik.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›