Dobjani i dorëzon Topit raportin vjetor
TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka pritur sot në një takim Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani, i cili është në fund të mandatit ligjor. Presidenti Topi e përgëzoi Dobjanin për përfundimin me sukses të mandatit, të Avokatit të Popullit dhe përparimin e tij hap pas hapi. “Puna e dobishme e këtij institucioni të pavarur duhet të shërbejë si model dhe si nxitje që ju dhe pasardhësit tuaj të vazhdoni misionin e nisur”- theksoi Topi Avokati i Popullit, Ermir Dobjani dorëzoi në takim një kopje të raportit vjetor që më parë ishte depozituar edhe në Parlament. Duke siguruar se institucioni i drejtuar nga ai do të vazhdojë punën me të njëjtin përkushtim, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e frutshëm që ka pasur Institucioni i Presidentit të Republikës me atë të Avokatit të Popullit, duke nënvizuar faktin se ka ndjerë gjithnjë “ndihmesën dhe mbështetjen e Presidentit Topi.(m.a/News24/BalkanWeb)