E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi i zgjedhjeve, PS: Objekti i komisionit i ndryshëm nga ai i Kolegjit

Pas deshtimit te tryezes ne presidence, socialistet pretendojne se alibia e moshapjes se kutive per shkak te vendimit te gjykatave ka rene. Deputeti socialist Namik Dokle shpjegoi objektin e hetimit te komisionit hetimor, sipas tij i ndryshem nga vendimi i kolegjit zgjedhor.

“Që me takimin e parë ra alibia kryesore dhe e vetme e Partisë
Demokratike dhe e qeverisë për moslejimin e një hetimi të plotë dhe të
pakufizuar. Alibia se hapja e kutive prek pavarësinë e gjykatave u
shkërmoq. Objekti, gjetjet dhe raporti i komisionit hetimor të kërkuar
nga Partia Socialiste nuk synojnë ndryshimin, rishikimin apo modifikimin
e Kolegjit Zgjedhor, vendim i cili është përfundimtar i formës së prerë
dhe i njohur me të gjitha efektet juridike prej nesh. Duke pranuar të
gjithë rezultatin e zgjedhjeve dhe duke mos kërkuar ndryshimin e tij në
tryezë. Objekti i shqyrtimit të Kolegjit Zgjedhor ka qenë krejt i
ndryshëm nga objekti i hetimit parlamentar të kërkuar nga Partia
Socialiste dhe grupi i saj parlamentar” tha Dokle.

Socialistet u shprehen te vendosur t’i shkojne deri ne fund qëllimit te
tyre per hapjen e kutive te votimit dhe rinumërimit te votave. “I bëjmë thirrje PD, qeverisë dhe posaçërisht kryeministrit të
reflektojë në kohën e duhur, pa vonesë dhe me seriozitetin që duhet të
ketë mazhoranca e një vendi anëtar i NATO dhe aspirant për BE. Asnjëherë
dhe askush nuk do mund të fshehë të vërtetën e zgjedhjeve” tha  Dokle.

Dorian Kodra 

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›