Kriza, Berisha: Të ngremë komisionin hetimor
Kryeministri Berisha deklaroi se maxhoranca eshte gati te ngreje qe kete te enjte komisionin parlamentar per plotesimin e kerkesave te opozites per zgjedhjet. Persa i perket hapjes se kutive te votimit Berisha tha se Rama nuk ka ceshtje te hapura me qeverine, por me gjykaten. Kreu i qeverise, perseriti sugjerimin drejtuar liderit socialist edhe ne tryezen e 13 shkurtit, per listimin e te gjitha kerkesave dhe tha se ne dialogun bilateral nuk do ta trajtohen ceshtjet e vendimeve gjyqesore.
“Opozita duke shprehur se jemi totalisht dakort me rezoluten e Këshillit
të Europës, opozita të marrë dhe të hartojë amendamentin për të gjitha
rekomandimet e Këshillit të Europës dhe ato të OSBE/ODIHR dhe ti
instalojë në Kodin Zgjedhor. është një mënyrë që problemet që opozita ka
me gjykatën ti kthejë në probleme mes qeverisë dhe opozitës. S’mund të
ndodhë. Vendimet e gjykatave opozita i ka me gjykatën. Ka qenë, është
dhe do të jetë kështu përderisa gjykatat të jenë të pavarura. Të mos i
bëjmë degë ekzekutivi dhe që s’mund të behën kurrë” tha Berisha.
Kreu i mazhorancës vlerësoi si shumë pozitiv rolin e presidentit Topi
për të gjetur një zgjidhje për situatën politike të krijuar dhe siguroi
vullnetin e mazhorancës për të gjetur një zgjidhje. “E kam garantuar
opozitën se mbetem i hapur dhe nëqoftëse nuk biem dakort, çështjet e
gjykatave nuk janë midis nesh, por janë të secilit me gjykatën. çështjet
janë plotësisht të trajtueshme dhe të zgjidhshme” tha Berisha.
< I mëparshmi