Prokurorët me program të ri për Mitrovicën

Prokurorët e EULEX-it dhe ata të Kosovës nga rajoni i Mitrovicës diskutuan dhe u pajtuan për planet e reja që të punojnë së bashku përmes aktiviteteve të monitorimit dhe këshillimit, thuhet në një deklarate të EULEX-it.
Kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrisvijk, citohet të ketë thënë se programi i ri përfshin “spektrin e plotë të detyrave prokuroriale, siç është mbledhja e informatave, konfiskimet, masat alternative të paraburgimit dhe raporti polici-prokurori”.
Ai ka nënvizuar se për rajonin e Mitrovicës duhet të ketë përqendrim në mënyrë të fuqishme në rastet penale.