Dodik: Serbët e Bosnjës të shkëputen ashtu si Kosova
Në një intervistë për “Reuters”, Dodik thekson se prioriteti i tyre aktual është fitimi i një autonomie sa më të madhe nga ana e serbëve, brenda kornizës së Marrëveshjes së Dejtonit.
Por, nëse kjo dështon, atëherë ai ka thënë se do të kërkojë pavarësimin e Republikës Serbe nga pjesa tjetër e Bosnjës e Hercegovinës. Dodik pretendon se bashkësia ndërkombëtare duhet ta trajtojë rastin e Republikës Serbe njësoj sikur rastin e Kosovës.
“Nëse shqiptarët e Kosovës, sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe shumicës së fuqive diplomatike në botë, kanë të drejtë të ndahen për shkak të urrejtjes etnike dhe mungesës së unitetit me Serbinë, atëherë përse të mos mund të ndahemi edhe ne nga Bosnja e Hercegovina?”, deklaron Dodik.
Sipas kryeministrit të serbëve të Bosnjës, mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën përbën precedent legal për Republikën Serbe të Bosnjës që të shkëputet.
Dodik ka thënë se shkëputja e Republikës Serbe nga Bosnja e Hercegovina mund të bëhet brenda katër vjetësh. “Kjo mund të ndodhë në mënyrë paqësore, brenda katër vjetësh”, deklaron ai.