Dodik: Serbia të kërkojë që veriu t`i bashkohet

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se përgjigja serbe për situatën në veriun e Kosovës duhet të jetë më energjike dhe se Serbia duhet të dalë me kërkesën që veriu i Kosovës t`i bashkohet Serbisë. Dodik ka thënë se Serbia me këtë kërkesë duhet të kushtëzojë çfarëdo lëvizje të mëtejshme të Bashkimit Europian dhe se në situatën e ndarjes eventuale të veriut, enklavat serbe në pjesët tjera të Kosovës duhet të kenë mbrojtje sipas standardeve ndërkombëtare, përfshirë edhe manastiret serbe. Në një intervistë televizive, ai ka thënë se nëse nuk ka mirëkuptim të Perëndimit për kërkesën e Serbisë, atëherë Serbia duhet t`u kthehet shteteve të tjera aleate në botë. Ndërkaq reagim për situatën aktaule në very të kosovës ka dhënë edhe ministry I shtetit në minisstrinë e jashtme gjermane Ëerner Hoyer, I cili thotë se Serbia duhet shprehë qëndrimin e saj për bisedimet dhepërshkalëlzimin e situates në veriun e Kosovës. Ne takimin e Këshillit për çështje europiane të Bundestagut, ai ka thënë se Serbia, në krye me presidentin Boris Tadic, ka bërë përparime të mëdha në rrugën evropiane, sidomos në bashkëpunimin me gjykatën e Hagës. Duke bërë me dije se tashmë është herët të vendoset për fillimin e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, Hoyer ka thënë se qeveria në Berlin, duhet ta marrë një qëndrim zyrtar për këtë. Përsa I perket incidenteve në veriun e Kosovës, ai ka shprehur dyshimet nëse Beogradi dhe Prishtina mund të garantojnë paqe dhe se tani është e domosdoshme që Serbia ta shprehë qartë qëndrimin e saj për bisedimet dhe për shkallëzimin e situatës. Hoyer ka vlerësuar se Serbia duhet të rregullojë raportet me fqinjët, jo vetëm për fillimin e negociatave për anëtarësim, por edhe kur është fjala për ndarjen e statusit të kandidatit.