E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti: Avionët izraelitë i ngjiten pas anijes turke

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja turke, “Today’s Zaman”, e cila saktësoi se dy avionë izraelitë F-15s i’u ngjitën pas anijes turke mbrëmjen e së enjtes, duke fluturuar mbi hapësirën ajrore të Qipros turke dhe greke.
Në raport thuhet se avionët iu afruan anijes turke pavarësisht paralajmërimeve të pandërprera të forcave të Qipros turke, sipas të cilave avionët kishin shkelur hapësirën e tyre ajrore.

Turqia ngriti në ajër menjëherë dy avionë luftarakë F-16, të cilët do të ndiqnin avionët izraelitë, ndërkohë që këta të fundit hynë në hapësirën ajrore të Izraelit.
Incidenti i raportuar ndodhi në një kohë që marrëdhëniet izraelito-turke vijojnë të përkeqësohen si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të Izraelit për të kërkuar falje për vrasjen e nëntë shtetasve turq në vitin 2010 (në flotilje).

Ndezje të mëtejshme të konfliktit solli edhe tensioni lidhur me të drejtën për kërkime në zonën që dyshohet të jetë shumë e pasur me gaz, në Mesdheun Lindor./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-30 15:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›