E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danas: Klinton e pakënaqur për takimin me Tadiç

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është shprehur shumë e pakënaqur me takimin që kishte zhvilluar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, gjatë javës së kaluar në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, bën të ditur gazeta Danas cituar burime diplomatike.
Siç raporton kjo gazetë, sekretarja Clinton konsideron se takimi me Tadiçin ishte “bosh”, pa përmbajtje, respektivisht, “nuk kishte dëgjuar asgjë të re nga presidenti serb që do ta kishte bindur atë se Beogradi nuk është duke luajtur edhe më tej me kartën për ndarjen e Kosovës”. Takimi Clinton-Tadiç, i mbajtur më 23 shtator, para se presidenti serb t`i drejtohej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, temë kryesore të diskutimit kishte situatën në veri të Kosovës dhe perspektivën evropiane të Serbisë. Clinton, siç theksohet më tej , ka pritur nga Tadiç ndonjë plan të ri ose iniciativë lidhur me Kosovën, ndërsa, kishte dëgjuar ato që i kishte ditur edhe më parë, përfshirë këtu refrenin e njohur për angazhimin e Serbisë për integrimin europian dhe marrëdhëniet sa më të mira me SHBA-në, krahas “vijave të kuqe” rreth Kosovës, të cilat Beogradi nuk mund t`i kalojë.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›