Dodona në verë
Pavarësisht aktiviteteve të pakta të cilat janë duke ndodhur në jetën kulturore në vend, gjatë këtyre ditëve të verës, të paktën disa shfaqje janë duke udhëtuar nëpër festivale të ndryshme në rajon, e here-herë edhe duke u vlerësuar.
Teatri i kukullave, me shfaqjen “Princesha dhe dragoi”, të regjisores Melihate Qena, para pak kohe, mori çmimin Regjia më e mirë në Festivalin Ballkanik të Pogradecit.
Edhe lëvizje tjera të shfaqjeve të teatrit “Dodona “ pritet të ndodhin. Sipas Agim Sleimit, drejtorit të teatrit “Dodona”, gjatë kësaj vere shfaqja “Një përkujtim në kafe teatër”, e regjisorit Haqif Mulliqi, do të marrë pjesë në dy festivale.
“Një plan me komunën ende nuk e kemi konkret, për skenën verore, mirëpo ne dimë se shfaqja “Një përkujtim në kafe teatër” do të marrë pjesë në dy festivale, në Tiranë dhe në Resnje”, u shpreh Selimi.
Mirëpo përveç kësaj shfaqjeje, sipas tij, pritet të ketë edhe lëvizje tjera.
“Jemi duke e pritur konfirmimin, që të kalojmë në Ulqin me një apo dy shfaqje, e që zakonisht mendohet të shkohet me komedi, sepse edhe organizatorët atje kërkojnë më tepër komedinë, por ende nuk e dimë me cilat shfaqje , kjo varet nga kushtet të cilat na i ofrojnë organizatorët atje. Ndërsa në anën tjetër në teatër, mendojmë që do të duhej të kishte diçka këtë verë, të paktën me ndonjë shfaqje për mërgimtarët, e kishim një plan për një shfaqje për fëmijë por edhe për këtë jemi duke pritur konfirmimin nga Zyra për Çështje Rezidente”, tha Selimi
Këto janë disa nga ato aktivitete të cilat i kemi marrë nga “Dodona” e që ndoshta edhe pritet të realizohen, derisa teatri aktualisht është duke pritur të kryhen disa renovime brenda në teatër, realizimi i projektit të zërimit dhe ndriçimit, dhe normalisht përgatitjet për shtator.
Edhe për Selimin është shqetësim jeta kulturore në vend, aq më shumë gjatë sezonit veror.
“Mendoj që do të duhej të kishte teatër gjatë verës, mendoj që duhet ta gjejmë një solucion, sepse njerëzit janë duke ardhur nga jashtë, dhe janë duke e pare jetën teatrore, artistike, faktikisht të vdekur. E vetmja mënyrë është që edhe Ministria të bëjë diçka për mërgimtarët, në kohë të pushimeve të organizoj diçka, bile të paktën dy shfaqje në javë ti kemi, edhe për fëmijë edhe për të rritur”, u shpreh Selimi.
“Dodona” para dy viteve pati provuar në një formë që jeta teatrore të mos vdiste gjatë verës, mirëpo nuk eci siç ishte planifikuar, skena verore ishte hapur në Germi, e megjithatë nuk kishte funksionuar. Nuk kemi shfaqje gjatë verës dhe ka shikues, apo nuk ka shikues gjatë verës edhe atëherë kur organizohen aktivitete?
“Ne para dy viteve e kemi provuar një formë, e kemi hapur skenën verore në Germi, mirëpo nuk ka funksionuar, duhet t’i shohim shkaqet pse nuk po funksionon sepse ndoshta do të duhej t’iu adaptohemi pak edhe kushteve, është fakt që njëra nga arsyet është temperatura e lartë, mirëpo shfaqjet duhet të kalojnë në natyrë apo diçka të ngjashme, që të sillet shikuesi dhe pjesa e cila është e interesuar të ketë teatër gjatë kohës së pushimeve”, përfundoi Selimi.