Rrëfimi për Testën
Quhet Andrew Testa, fotograf britanik i regjur në fushëbeteja të ndryshme. Për një kohë të gjatë fotograf i gazetës së njohur amerikane New York Times ndërsa një kohë edhe redaktor i fotografisë në gazetën “Express”.
Testa që nga 1998 – 1999, atëherë kur filluan luftimet e para në Kosovë, ishte prezent në pothuajse gjitha ngjarjet më të mëdha që i provoi ky vend. Ndonëse video të cilën po e prezantojmë është e vjetër ajo të kthen në kohë dhe të informon për përjetimin e Testës. (www.nytimes.com/interactive/2007/12/08/world/europe/20071209_KOSOVO_FEATURE.html?ref=europe).
Fillimi i kësaj reportazhe nis përmes zërit të gazetarin Nicholas Wood (New York Times), i cili shpjegon për disa minuta historinë e fundit të Kosovës. Pas kësaj mund të klikoni në tri rubrika të tjera.
Rubrika e parë është “Lufta”, ku Andrew Testa përmes një narracioni mbi fotografi flet për përjetimin e tij por edhe të popullatës civile që ka përjetuar luftën si nga ana e shqiptarëve po ashtu edhe serbëve. Aty janë të përfshira dëbimet, forcat paramilitare serbe, një vjetori i vdekjes së Adem Jasharit, ushtarët e UÇK-së, Bllaca e shumë çka tjetër.
Pjesa e dytë është kur Testa ndalet në rubrikën “Paqja jo e lehtë”. Në këtë pjesë tregohet ditët e para të pasluftës, euforia e cila mbretëroi, mungesa e rrymës, ujit, hakmarrja ndaj serbëve, Mitrovica e pasluftës, vrasja e Xhail Mustafës, e shumëçka tjetër.
Ndërsa pjesa e fundit është ndoshta më e dhimbshmja. Janë personat e zhdukur në Kosovë aty ku Testa ndalet. Ky fotografë ishte prezent në nxjerrjen e kontejnerit me shqiptarë të vrarë, i fundosur në lumin Danub në Serbi.