Jeta e dytë e kinemasë
Kinemaja ka vdekur: këtë e ka thënë Jean Luc Godard. E do ta ketë menduar seriozisht, ngase ia ka thënë Daniel Cohn Bendit-it në një intervistë. Pra: “Kinemaja, ajo shoqëri e vogël që është formuar njëqind vjet më parë në të cilën ishin paraqitur të gjitha raportet njerëzore, parave, grave, ka vdekur”. “Socialisme” – filmi që Godard ka sjellë në Cannes – është testament i shkëlqyeshëm i kësaj. Jo rastësisht, ai, si gjeni që është, vdekjen e kinemasë e ka kënduar në 4 minuta e 29 sekonda, apo koha e një trileri që tund, centrifugon, sintetizon të gjitha imazhet dhe audion e filmit dhe që është hedhur në rrjet me dëshirën e autorit në versione të ndryshme copy-paste. Nga Godardi, pra, i detyruar t’i lajë hesapet me paraqitjen digjitale, kuptohet se kinemaja ka vdekur ngase e ka humbur trupin (shiritin) dhe shpirtin e saj (sallën, ritin, kohën kanonike e dy orëve të narracionit).
Mbetet e hapur pyetje: kush është vrasësi? Kush e ka vrarë, apo është duke e vrarë kinemanë? I dyshuari i parë është 3D-ja, koka e arietës e një revolucioni teknologjik që digjitalizon të gjitha sallat dhe e revolucionarizon vetë idenë e kinemasë. A do të jetë mirë apo keq humbja e rrotullameve dhe rrjedhës së ngadaltë të shiritit të dhëmbëzuar? Çfarë do të ndodhë: do të rritet numri i besnikëve apo janë vetëm tregtarët që futen në tempull?
Që nga ‘Avatari’ e tutje diskutimi mbi efektet anësore të kinemasë në 3D është ndezur dhe i ashpër. "Newsweek", duke u rreshtuar haptas, ia ka kushtuar një kopertinë periudhës ‘Avatar’: "This is bad for the movies", ka shkruar duke shtuar: "Hollywoodi po vetëvritet, 3D është i përshtatshëm vetëm për t’i rrëfyer përralla një publiku infantil apo të infantilizuar, ndërsa kineastët e mëdhenj si Scorsese apo Herzog bëjnë filma për njerëz të rritur".
Po përballë arkëtimeve Hollywoodi është bukur i kënaqur ta rrezikojë t’u shkaktojë regresion fëmijëve dje, ne paqe me Autorët, nxjerr nga furra si bukën tituj dhe sequel me buxhet tejet të lartë, si "Tron Legacy", "Toy Story", apo
"Step Up" në versionin e ri 3D. Sallat përshtaten, epidemia përhapet. Në Europë, në vitin 2008 ishin 897 ekrane të tilla, e në vitin 2010 është kaluar në 4693. Kërdia e digjitalit vret atë që mbetet nga kinemaja, e cila, duke ndjekur gjurmët e Dekameronit, rraset në vilë për t’i kallëzuar tregimet e moçme.
Cannes 2010. Në një festival që – në konkurs e jashtë konkursit – shkëlqen nga prania ushqyese e prestigjioze e Mjeshtërve në moshën e tretë (Abbas Kiarostami, Nikita Mikhalkov, Bertrand Tavernier, Mike Leigh, Woody Allen deri te i madhi e qindvjeçari De Oliveira), shpërthen rasti "Carlos".
Një biopic i gjatë pesë orë e tridhjetë minuta, mbi jetën e terroristit të së majtës ekstreme Ilich Ramirez Sanchez, i quajtur Carlos dhe me pseudonimin artistik "Shakalli", mes viteve 1973 dh 1994. E ka xhiruar Olivier Assayas, 55 vjeç, bir arti. Babai skenarist dhe asistent i kineastëve të mëdhenj si Pabst apo Ophuls, ia ka transmetuar dashurinë për kinemanë, atë të vërtetën.
Aq sa në vitet Tetëdhjetë ai është kritik, shkruan për "Cahiers" (bibël e kinofilëve) dhe specializohet në kinemanë aziatike. Pastaj kalon me sukses pas kamerës me një pedigre që duket se e dërgon drejt e në Panteonin e asaj që mbetet nga kinemaja. Ndërsa do të jetë pikërisht ai që do ta tërheqë gurin në mes të kënetës: ngase, derisa terroristi Carlos, aktualisht i burgosur në Francë dhe dënuar me burgim të përjetshëm, nuk i fut frikën askujt, filmi i Assayas shkundullon themelet e Croisette dhe si objekt hibrid (gjysmë kinema gjysmë tv), tregon se një revolucion gjenetik është në rrjedhë dhe s’ka më kufi mes fiksionit dhe filmit.
Bile në këtë rast e para ka fituar mbi tërë konkursin.