E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogana Durrës bllokon 80 litra lëndë të dyshuar insekticide pa dokumentacion shoqërues

Bllokohen 80 litra lëndë të dyshuar insekticide pa dokumentacion shoqërues gjatë kontrollit të ushtruar sot në Portin e Durrësit, në vijën e dytë të kontrollit për mjetet e rënda.
Autoritetet doganore kanë konstatuar një sasi mallrash të padeklaruara.
Dogana e Durrësit bën të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar sot në Portin e Durrësit, në vijën e dytë të kontrollit për mjetet e rënda, është konstatuar një sasi mallrash të padeklaruara.
Sipas njoftimit, në një furgon që kishte mbërritur me tragetin e linjës Bari–Durrës, u gjetën 80 bidona plastikë, secili me kapacitet 1 litër, të mbushur me lëndë të dyshuar insekticide, pa dokumentacionin përkatës shoqërues.

Mjeti së bashku me mallrat e bllokuara janë kaluar pranë organeve kompetente për vijimin e procedurave ligjore.

Dogana e Durrësit thekson se kontrollet e rrepta në port vijojnë me qëllim parandalimin e hyrjes së produkteve të padeklaruara dhe garantimin e sigurisë së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›