Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, takim me drejtuesit e Illyrian Guard: Siguria është besim, përgjegjësi dhe gatishmëri

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e kompanisë së sigurisë Illyrian Guard, ku u diskutua bashkërendimi i punës për një standard më të lartë shërbimi.
Gjatë fjalës së tij, ministri Lamallari theksoi se siguria nuk duhet parë vetëm si prani fizike, por si një koncept më i gjerë që lidhet me besimin dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve dhe institucioneve.
“Siguria nuk është vetëm prani fizike, por është besim, përgjegjësi dhe gatishmëri për të qenë aty ku qytetari dhe institucionet kanë nevojë. Besa, korrektësia dhe prania besnike pranë qytetarit janë standardi që duhet të udhëheqë çdo uniformë që mban përgjegjësi për sigurinë në institucionet publike,” – u shpreh ministri Lamallari.
/rtsh.al/