Aksident në mbikalimin e Spitalit Memorial në Fier, makina del nga rruga, lëndohen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16:50, në aksin pranë mbikalimit të Spitalit Memorial, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar tre persona.
Sipas informacioneve paraprake nga gazetarja e RTSH-24, Laureta Roshi, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi me inicialet I. Sh., ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga janë dëmtuar si drejtuesi i automjetit, ashtu edhe dy pasagjerët që udhëtonin me të. Të tre të lënduarit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, ku sipas vlerësimeve paraprake mjekësore raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident.
/rtsh.al/