Dogana e Durrësit: Humbjet shënojnë shifra rekord, 1 milion dollarë më pak se plani
Kriza ekonomike dhe kontrabanda shkaktarët kryesorë të mosrealizimit . Pakësohet zhdoganimit të mallrave të akcizës dhe niveli i eksporteve
Ervin KOÇI
Dogana e portit detar më kryesor të vendit, Durrësit, është zhytur kohët e fundit në një kaos porsa i përket kontrabandës dhe rënies së zhdoganimeve që kanë sjell edhe mosrealizim të planit. Me gjithë se autoritet shtetërore justifikohen me pasojat që kanë ardhur si pasojë e krizës ekonomike globale, që sipas tyre ka prekur të ardhurat doganore, fakti është se humbja më e madhe po vjen si pasojë e kontrabandës. Këtë gjë e pranojnë nën zë edhe zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të cilët kanë pohuar faktin që sipas tyre duket qartë dhe në bilancet e muajve të fundit të të ardhurave doganore nga kjo doganë. Në kohë të zakonshme, dogana e Durrësit derdhte në arkën e shtetit për çdo vit, 280- 330 milionë dollarë. Por këtë vit këto shifra rrezikohen të dalin shumë herë më të ulëta. Dogana e Portit të Durrësit është edhe dogana më e madhe e vendit tonë, por ndryshe nga sa pritej plani i saj për muajin mars nuk u realizua. Plani i parashikuar për muajin që shkoi ishte 2,4 miliardë lekë, në një kohë që u arkëtuan vetëm 2,3 miliardë lekë. Konvertuar në dollarë, plani ishte për 24 milionë, por në fakt u mblodhën 23 milionë USD, pra 1 milion dollarë më pak se planifikimi, ose 100 milionë lekë më pak. Në marsin e vitit 2006, Dogana e Durrësit pati arkëtuar 2,4 miliardë lekë. Pas 3 vjetësh, ajo nuk ka arritur ta barazojë këtë shifër.
Arsyet
Shkaku i parë i mosrealizimit të planit në Doganën e Portit të Durrësit është rënia e sasisë së mallrave të importeve në atë që është dhe porti më i madh i vendit. Sipas të dhënave zyrtare janë importuar më pak lëndë ndërtimi, produkte ushqimore, pajisje elektro-shtëpiake e të tjera mallra, që më parë shkarkoheshin në portin më të madh të vendit. Shkaku i dytë, i cili ka pasur ndikimin e vet për mosrealizimin e planit doganor, është kufizimi i importit të naftës “D2”. Edhe pse grosistët e karburanteve e kanë zëvendësuar atë me naftën “D1”, rezultati nuk ka qenë ai që pritej. Ndërkohë, edhe eksportet që kalojnë nëpërmjet doganës së Durrësit kanë pësuar ulje. Të tilla janë mineralet si kromi, bakri dhe hekur-nikeli, produktet e fasonit, si dhe skrapi. Por ajo që theksojnë edhe ekspertët është dhe fakti i rritjes së kontrabandës në këtë doganë, çka është evidentuar së tepërmi muajt e fundit. Vetëm një ditë pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Dervishi, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Dogana e Durrësit që flasin për shtimin e evazionit fiskal në këtë doganë. Burime nga kjo doganë, kanë deklaruar se, “shifrat e planit të doganave në shkallë vendi janë të mundshme për t'u realizuar vetëm nëse do të bllokohet kontrabanda e disa mallrave, të cilat futen në vendin tonë nëpërmjet kufirit tokësor".
Kontrabanda
Janë disa lloje mallrash, të cilat nëse do të hynin në rrugë ligjore dhe do t'i nënshtroheshin zhdoganimeve, atëherë plani jo vetëm që mund të realizohej, por edhe tejkalohet. Në mënyrë sistematike, në vendin tonë cigaret vazhdojnë të futen kontrabandë nga kufiri verior i vendit. Sipas statistikave, vetëm 20 për qind deri 30 për qind e tyre kalojnë nëpërmjet traut të doganave. Humbja e shtetit nga kjo kontrabandë llogaritet nga 100 deri 150 milionë dollarë në vit. Tjetër mall i cili vazhdon të hyjë kontrabandë është floriri. Më shumë se gjysma e sasisë së tij në tregun tonë ka hyrë kontrabandë. Mjafton që të kontrollohen objektet zbukuruese të cilat mbahen në qafë, në kyçet e duarve apo nëpër gishtërinj, dhe konstatohet që një pjesë e madhe e tyre nuk janë të stampuara me vulat e subjekteve prodhuese italiane apo turke, pasi ky lloj malli në tregun tonë e ka origjinën nga ato vende. Fitimi i munguar nga floriri kontrabandë arrin deri 40 milionë dollarë në vit. Tjetër mall i cili futet kontrabandë janë aparatet e telefonisë celulare. Janë me mijëra aparate të cilët futen në vendin tonë duke arritur të shmangin doganën. Mjafton të kontrollohen dyqanet që tregtojnë këtë lloj malli dhe të kërkohet certifikata e origjinës së tyre, për të zbuluar sasinë e kontrabandës. Ky dokument në mjaft raste mungon. Në doganën e Durrësit sqarojnë se edhe një pjesë e mirë e miellit që vjen nga vendet kufitare me veriun e vendit tonë, futet kontrabandë. Po kështu ndodh edhe me një sasi të mirë prodhimesh për butikë, duke filluar nga sendet e lehta, deri te kostumet. Vetëm nëse importi i këtyre produkteve do të vihet nën kontroll, do të mundësohet realizimi i planit të doganave, i cili është i rrezikuar për shkak të krizës globale.
20 Prill 2009