Publikohen dietat e reja për të gjithë administratën
Pagesa që marrin punonjësit e institucioneve kur shkojnë me punë jashtë rrethit. Kategoritë e punonjësve që përfitojnë dietë nga puna jashtë institucionit
Emanuela Sako
Përcaktohen dietat e reja për të gjithë punonjësit e institucioneve shtetërore. Shuma e parave është e përcaktuar me ligj për të gjitha kategoritë e punonjësve, ku përfshihen zyrtarët e lartë, artistët, sportistët apo studentët. Për çdo dalje jashtë vendbanimit për arsye pune është e vendosur dhe masa e përfitimit për fjetjen, ushqimin, transportin etj. Të gjitha këto janë të detajuara dhe vendosen nga titullari i institucionit përkatës. Kështu, punonjësit e institucioneve përfitojnë dietë në masën 10 për qind të pagës mujore, por pa kaluar 2 000 (dy mijë) lekë në ditë dhe jo më pak se 1 000 (një mijë) lekë në ditë. Ndërsa përcaktohet edhe pjesa e transportit për pagesën që duhet bërë për mjetin e udhëtimit.
Përfitimi
Punonjësit e institucioneve, që financohen nga buxheti kur shkojnë me shërbim jashtë qendrës së tyre të punës dhe nuk kthehen brenda ditës, në vendbanimet e tyre, përfitojnë dietë në masën 10 për qind të pagës mujore, por pa kaluar 2 000 (dy mijë) lekë në ditë dhe jo më pak se 1 000 (një mijë) lekë në ditë. Shpenzimet e fjetjes paguhen sipas dokumenteve të paraqitura, që e vërtetojnë atë, por jo më shumë se 2 000 lekë për çdo natë të fjetur. Shpenzimet e udhëtimit paguhen sipas vleftës së biletës së udhëtimit me transport hekurudhor, automobilistik dhe ujor. Kur udhëtimi bëhet me taksi apo fugona, shpenzimet e udhëtimit paguhen sipas çmimeve të miratuara për linjën përkatëse me tren, autobus ose anije, plus 25 për qind të çmimit të biletës së transportit të linjës me autobus, dhe kur nuk ka
Mospagesa
Nuk paguhet dietë vetëm në rastet kur shërbimi kryhet në qendrat dhe fshatrat që janë afër qyteteve ose qendrave të punës. Po kështu, punonjësit nuk kanë të drejtë përfitimi në rastet kur në vendet ku ka shërbim transporti të vazhdueshëm dhe që përcaktohen me vendim të këshillit të qarkut. Në këto raste shuma e parave që mund të harxhojë një punonjës është në ngarkim të punonjësve. Ndërsa, ndryshe ndodh me kategorinë e studentëve dhe nxënësve të cilët paguhen me masa të reduktuara, kur janë me ose pa bursë qofshin. Studentëve universitarë, pasuniversitarë dhe nxënësve e kursanteve të shkollave të ndryshme, me ose pa bursë, kur dërgohen me shërbime të ndryshme, si praktika mësimore, ekspozita, shërbime me karakter mësimor u paguhet dietë në masën 900 (nëntëqind) lekë në ditë. Nxënësve dhe studentëve me bursë dhe me gjysmë bursë, për kohën që marrin dietë, u ndërpritet bursa për ushqim. Trajtimi ushqimor i nxënësve dhe i studentëve, që gjatë kohës së praktikave mësimore nuk marrin dietë, por sistemohen ne konvikte me mensë, të jetë në masën që ka konvikti, përkatës, ku kryet shërbimi.
Sportistët dhe artistët, sa paguhen kur luajnë jashtë rretheve
Trajnerët, gjyqtarët sportivë jovendas, për veprimtaritë, që zhvillohen ndërmjet rretheve, përfitojnë dietë sipas kategorive të mësipërme. Sportistët, trajnerët, gjyqtarët sportivë jovendas, për veprimtaritë sportive, që zhvillohen brenda rrethit, përfitojnë dietë në masën 600 (gjashtëqind) lekë në ditë, si dhe shpenzimet e udhëtimit, për rastet kur u takon dietë. Sportistët e zonave të largëta, që nuk mund të kthehen brenda ditës, përfitojnë dietë në masën 700 (shtatëqind) lekë në ditë, si dhe shpenzimet e udhëtimit dhe të fjetjes. Çiklistët për garat më të gjata se 50 kilometra, vozitësit për garat më të gjata se 5 kilometra, notarët, peshëngritësit, maratonistët dhe alpinistët gjatë ditëve të veprimtarive sportive marrim përveç dietës, edhe një shtesë prej 400 (katërqind) lekësh në ditë. Ndërsa, artistët e institucioneve kulturor-artistike, kur shkojnë me shërbim për dhënie shfaqjesh, jashtë rrethit, përfitojnë dietë, sipas masës së përcaktuar me ligj. Për veprimtaritë kulturore me sistem grumbullimi, për konkurrim, olimpiade, festival filmash dhe teatro profesioniste, masa e dietës të jetë 2 000 ( dy mijë) lekë në ditë, për rastet kur u takon dietë, sipas pikës 1 të këtij vendimi.
Prefektët, përfitimet që kanë prefektët nga daljet në rrethe
Prefektët e qarkut që kryejnë funksione larg vendbanimit e tyre, për sa kohë që nuk u janë siguruar kushtet për të marrë familjen me banim pranë vendit të punës, përfitojnë dietë dhe u paguhen shpenzimet e fjetjes sipas pikës 1 të këtij vendimi. Kjo kategori, përfiton dietë në masën 10 për qind të pagës mujore, por pa kaluar 2 000 (dy mijë) lekë në ditë dhe jo më pak se 1 000 (një mijë) lekë në ditë. Ndërsa, shpenzimet e fjetjes paguhen sipas dokumenteve të paraqitura, që e vërtetojnë atë, por jo më shumë se 2 000 lekë për çdo natë të fjetur. Shpenzimet e udhëtimit paguhen sipas vleftës së biletës së udhëtimit me transport hekurudhor, automobilistik dhe ujor. Kur udhëtimi bëhet me taksi apo furgona, shpenzimet e udhëtimit paguhen sipas çmimeve të miratuara për linjën përkatëse me tren, autobus ose anije, plus 25 për qind të çmimit të biletës së transportit të linjës me autobus, dhe kur nuk ka linjë autobusi të trenit apo të anijes. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxhetet e institucioneve përkatëse. Në këtë mënyrë të gjitha kategoritë do të përfitojnë sipas një rregulloreje të përcaktuar me ligj për çdo dalje jashtë rrethit për arsye pune. Po kështu, do të përfitojnë të gjitha kategoritë e tjera edhe për rastet kur punonjësit e institucioneve mund të përfundojnë punë vajtje ardhje.
Kategoritë
Studentëve universitare, pasuniversitare dhe nxënësve e kursanteve të shkollave të ndryshme, me ose pa bursë, kur dërgohen me shërbime të ndryshme, si praktika mësimore, ekspozita, shërbime me karakter mësimor, etj, u paguhet dietë në masën 900 (nëntëqind) lekë në ditë.
Nxënësve dhe studentëve me bursë dhe me gjysmë bursë, për kohën që marrin dietë, u ndërpritet bursa për ushqim. Trajtimi ushqimor i nxënësve dhe i studentëve, që gjatë kohës së praktikave mësimore nuk marrin dietë, por sistemohen ne konvikte me mensë, të jetë në masën që ka konvikti, përkatës, ku kryet shërbimi.
Dërgimi me shërbim jashtë rrethit, ku banon nëpunësi dhe ku ka qendrën e punës bëhet me autorizim të titullarit të institucionit ose të zëvendësit të autorizuar prej tij. Në autorizim përcaktohet koha e zgjatjes së shërbimit dhe qëllimi i tij.
Për efekt të llogaritjes së dietës, data e nisjes dhe ajo e kthimit llogariten bashkërisht, një ditë e plotë.
Personave, që nuk janë në marrëdhënie pune dhe dërgohen me shërbim, dieta u paguhet nga urdhëruesi i shërbimit, në masën 1 400 (një mijë e katërqind) lekë në ditë, si dhe shpenzimet e tjera, sipas përcaktimit të bërë më lartë.
Punonjësit e përmendur në pikën 1 të këtij vendimi, kur shkojnë me shërbim jashtë qendrës së tyre të punës, për rastet kur përfitojnë dietë dhe kthehen brenda ditës, jashtë kohës normale të punës, përfitojnë dietë në masën 600 (gjashtëqind) lekë në ditë.
Nuk paguhet dietë kur shërbimi kryhet në qendrat dhe fshatrat që janë afër qyteteve ose qendrave të punës, në vendet ku ka shërbim transporti të vazhdueshëm dhe që përcaktohen me vendim të këshillit të qarkut.
20 Prill 2009