Dogana e makinave do të shlyhet me këste

Formula e re e përgatitur nga Ministria e Financave pritet t’i dërgohet si draft Qeverisë dhe më pas do të kalojë për t’u miratuar në Kuvend.
Sipas draftit, ata që importojnë një automjet nga jashtë Shqipërisë nuk do të paguajnë më doganë, por ajo do të zëvendësohet nga një taksë tjetër, e cila do të paguhet çdo vit kur bëhet kolaudimi i makinës.
Taksa e re bazohet pak a shumë tek e njëjta formulë si ajo e taksës së importit, por duke qenë se do jetë e shtrirë në vite, shuma që do paguhet për çdo vit është dhjetëra herë më e ulët nga taksa ekzistuese, e cila në disa raste ishte disa herë më e lartë se çmimi i vetë automjetit. Edhe taksa e re varet sërish nga numri i viteve të përdorimit të automjetit dhe cilindratat e saj.
Ajo që ndryshon me formulën e re, është se nëse deri më tani ai që importonte një automjet e paguante menjëherë detyrimin në doganë, taksa e re është e shtrirë në vite.
Paralelisht me doganën dhe taksën e shitjes brenda vendit do të hiqet edhe taksa e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit, të cilat nuk do të paguhen më çdo vit, sikurse është bërë deri më tani, por do të mblidhen në mënyrë indirekte përmes rritjes së taksave të karburantit.
Qeveria pritet të rrisë me 2 lekë për litër taksat e karburantit, në mënyrë që të ketë një shpërndarje më të drejtë të taksës. Kjo, pasi aktualisht taksa e qarkullimit është e njëjtë si për ata që i përdorin shumë automjetet e tyre, ashtu edhe për ata që i përdorin më pak.
Me formulën e re, taksa që një qytetar do paguajë për qarkullim dhe regjistrim do të varet nga sa ai e përdor automjetin e tij, pasi do jetë e inkorpurar në karburant. /Start/
2011-07-05 08:33