I vë flakën banesës së vëllait pas një konflikti

Everest Ymeri, 33 vjeç, ka djegur qëllimisht sot në mëngjes shtëpinë e të vëllait, pas konflikteve të vazhdueshme rreth pronësisë. Mësohet se, fillimisht Everesti ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë të gjitha mobiliet dhe më pas i ka vënë flakën banesës, duke ngjallur panik tek banorët e zonës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në banesën e katit të dytë të ndërtesës trekatëshe. Fatmirësisht dëmet ishin vetëm materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e Tiranës, e cila ka bërë të mundur shoqërimin e Everest Ymerit. /Start/
2011-07-05 09:36