E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat 65 milione USD minus me 2009

Humbja qe do te krijohet ne te ardhurat doganore nga reduktimi i tarifave per shkak te tregtise se lire llogaritet ne me shume se, 65 milione dollare gjate vitit 2009. Megjithate ekspertet ne Ministrine e Financave shpjegojne se, efektet negative te reduktimit te tarifave do te kompensohen deri diku me rritjen e volumit te importeve nga keto vende si rezultat i efekteve pozitive qe do te sjellin ne tregti keto politika liberalizuese tarifore. Keshtu efektet negative nga liberalizimi i tregtise per vitin 2009 llogariten rreth 6.1 miliard leke, ne vitin 2010 rreth 5.6 miliard leke, dhe ne vitin 2011 rreth 6.2 miliard leke, krahasuar me 9.4 miliard leke te parashikuara per vitin 2008. Efektet me te medha nga ulja e tarifave doganore pritet te vijne nga tregtia me Bashkimin Evropian. Drafti i MSA parashikon te liberalizoje plotesisht tregtine e produkteve industriale ne menyre te dyanshme ne fillim te 2009. Regjimi tregtar, nga nje regjim asimetrik do te shnderrohet ne nje regjim simetrik, ku jo vetem BE akordon lirine e eksporteve shqiptare ne BE, por edhe Shqiperia do te akordoje hyrjen pa tarifa te mallrave evropiane ne Shqiperi. Simetria ne treg perben edhe thelbin e ndryshimit nga regjimi aktual ne pjesen mbi levizjen e mallrave ne draftin e MSA. Liberalizimi do te jete i plote per te dyja palet, pervec nje liste mallrash me origjine nga BE, tarifat doganore te te cilave Shqiperia do t'i reduktoje gradualisht drejt zeros deri ne 1 janar 2009. Ky moment perkon me kohen e harmonizimit te afateve kohore te liberalizimit te plote te mallrave te nenshkruara ne MTL-te me vendet e rajonit, duke synuar keshtu krijimin e nje zone te tregtise se lire ne 2009, kusht ky i vendosur nga BE ne Memorandumin e Mirekuptimit per Tregtine e Lire ne 27 qershor 2001, nenshkruar nga vendet e rajonit. Eksportet kryesore te Shqiperise ne BE jane veshjet e kembeve, artikuj te veshjes se trupit, koks dhe bitum nafte, ferro-lidhjet, mbetje e alumin i paperpunuar, lekura dhe druri. Nderkohe importet nga BE paraqiten me te shumellojshme, si rezultat i nevojave konsumatore e industriale per nje game te gjere produktesh dhe lendesh te para qe nuk prodhohen ne vend.

Tarifat peshojne tek tregtia me Evropen

Evropa eshte partneri kryesor tregtar i Shqiperise dhe ndryshimet ne regjimin tregtar do te pasqyrohen ne ndryshimet ne ekonomine e brendshme. Aktualisht vendi realizon rreth 80 per qind te volumit tregtar me BE. Per rrjedhoje, regjimi tregtar me Bashkimin Evropian eshte i nje rendesie te vecante. Me liberalizimin e metejshem te tarifave tregtia ndermjet Shqiperise dhe vendeve te BE do te rritet edhe me shume.

Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›