Kembimi, leku e mbyll javen me humbje
Monedha vendase, leku e ka mbyllur javen qe shkoi me humbje ne kursin e kembimit, kryesisht ne kembim me euron dhe dollarin. Ne kundershtim me tregjet nderkombetare leku eshte dobesuar ndaj euros. Nje euro ka kushtuar gjate javes qe shkoi 123 leke, ndersa javen e meparshme kushtonte 121 leke. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor e shpjegojne kete ecuri te vleres se kembimit te lekut me dy faktore. I pari ka te beje me perfundimin e sezonit turistik. Ku per shkak te prurjeve valutore jo te zakonshme ne euro, monedha vendase u forcua ndjeshem per shkak se u rrit kerkesa per leke. Nga ana tjeter mesohet se, bankat e nivelit te dyte gjate kesaj jave shtuan blerjet ne euro duke ndikuar keshtu ne nencmimin e lekut ne tregun vendas te kembimit. Ne tregun nderkombetar ka vijuar mbicmimi i i dollarit ndaj euros.