INSIG, privatizimi ne nentor
Kompania e shteterore e sigurimeve, INSIG duket se, do te kaloje ne pronesi teresisht private gjate muajit nentor. Burimet ne ministrine e Financave, institucioni qe po merret me procedurat e tenderit njoftuan se, deri me tani kane shprehur interes per blerjen e kompanise se sigurimeve 10 kompani te huaja. Te njejtat burime sqarojne, se te interesuarit per blerjen e INSIG jane kompani prestigjioze dhe se, nga ana tjeter tregu i sigurimeve paraqitet atraktiv per investitoret pasi eshte ne zhvillim e siper. Procesi i shitjes po vijon me seleksionimin e kompanive qe kualifikohen si investitore strategjike per te blere INSIG-un. Nderkohe, perfaqesuesit e kompanive te huaja do te ftohen qe te kryejne vete analizen financiare te INSIG-ut. Per kete proces kompanive te huaja do t'u lihet nje muaj afat dhe pas kesaj ata duhet te dorezojne prane Ministrise se Financave cmimin qe ata ofrojne per blerjen e kompanise. Zyrtare te ministrise qe po merren me realizimin e procesit njoftuan se, tenderi per shitjen e INSIG do te kryhet brenda muajit nentor, duke i dhene fund keshtu procesit te privatizimit te kompanise se pare te sigurimeve ne vend. Kompania KPMG, kompani audituese, po kryen edhe procesin e vleresimit te aseteve te kompanise INSIG dhe me pas do te jete Keshilli i Ministrave, i cili, ne baze te cmimit te dale nga vleresimi, do te percaktoje dhe nje nivel minimal dhe maksimal, qe do te sherbeje si baze per hapjen e tenderit per privatizimin e kesaj kompanie. Aktualisht qeveria shqiptare ka rreth 61 % te aksioneve te INSIG-ut, ndersa dy institucionet nderkombetare, IFC dhe BERZH, kane perkatesisht nga 19.5 % secila.
Kompania shteterore e sigurimeve u themelua ne vitin 1991 dhe prej shume vitesh ka qene lider ne kete treg, ndersa tani renditet e treta me rreth 17% te tregut te sigurimeve.
INSIG, "gjiganti" humb edhe dy vende ne treg
Kompania shteterore e Sigurimeve INSIG, ka rene edhe dy pozicione ne treg gjate ketij viti, duke u renditur e gjashta ne tregun e jo jetes duke deshmuar keshtu per nje renie te vleres se kompanise ne prag te privatizimit. Shitja e kompanise publike te sigurimeve ka deshtuar per tre vjet radhazi, ndersa kete vit ministria e Financave pritet te organizoje nje tender te suksesshem per privatizimin, per shkak se tregu i shqiptar sigurimeve po shenon nje fare terheqje ndaj investitoreve. Instituti i Sigurimeve INSIG eshte krijuar ne 31 korrik 1991 me miratimin e ligjit nga parlamenti Shqiptar per krijimin e institutit te Sigurimeve, duke e ndare ate nga instituti i Arkave te Kursimit dhe Sigurimeve. Keshtu duke qene kompani e pare e licencuar ne tregun e sigurimeve ajo ka qene lider per shume vite deri sa ne treg u shfaqen kompanite private. Vit pas viti kompania humbi treg duke leshuar terren tek privatet, pavaresisht "monopolist" ne disa sherbime. Administrimi nga shteti edhe ne ish -gjigantin e sigurimeve ka treguar se nuk eshte efektiv. Por, me shume se humbja ne e treg e njeres prej kompanive me emer, shqetesimi lidhet me faktin se vlerat e kompanise sa vijne e tkurren.