Rregullat e reja, rritet kreditimi ne leke
Bankat e nivelit te dyte kane rritur kreditimin ne monedhen vendase, nje sinjal ky qe sipas eksperteve te Bankes se Shqiperise, ul rrisqet nga kursi i kembimit. Autoriteti qendror bankar ne menyre periodike kete vit ka miratuar rregulla qe i kushtezojne bankat qe te kreditojne ne valute. Gjate tremujorit te dyte te vitit kredia ne monedhen vendase eshte rritur me ritme te krahasueshme me kredine ne monedhe te huaj, njofton Banka e Shqiperise. Por, gjithashtu zhvillimet per pjesen e pambuluar te kredise ne monedhe te huaj nga rreziku i kursit te kembimit tregojne serish peshen me te madhe qe ze kredia "per pasuri te paluajtshme", prej rreth 54.1 per qind. Bankat e nivelit te dyte shpjegojne nga ana e tyre se, jane te detyruara te kreditojne ne valute, sidomos ne euro per tregun e pasurive te paluajtshme per shkak se, shitjet ne kete sektor aplikohen me monedhen e perbashket. Gjate ketij muaji Banka Qendrore miratoi pakete rregullash te reja per sistemin bankar. Ne thelbin e saj paketa synon nje disiplinim me te mire te sistemit bankar ne drejtim te vleresimit te rreziqeve qe lidhen me kredine, penalizimin e bankave kur shtohen kredite me probleme, nxitjen e kreditimit ne monedhen kombetare, si dhe rritjen e transparences dhe sqarimit te klienteles per cdo produkt apo sherbim. Banka e Shqiperise ka lajmeruar se, per te menjanuar rrezikun per kthimin e kredive bankat e nivelit te dyte duhet te japin huane ne valuten qe klienti ka te ardhurat. Nese nje interesuar per te blere shpi me kredi e merr rrogen me leke edhe kredine duhet ta marre po ne kete monedhe. Ekspertet vleresojne se, kthimi i kredise eshte me i garantuar kur merret ne monedhen qe ke te ardhurat. Per te menjanuar situatat "shok" banka e Shqiperise ka vendosur te forcoje rolin e saj, duke krijuar nje njesi te specializuar, e cila po fokusohet ne trajtimin e ceshtjeve te stabilitetit financiar. Gjithashtu nje risk per vitin ne vijim konsiderohet edhe ekspozimi, pavaresisht se jo shume i madh, i sistemit tone bankar ne ate nderkombetar. B.H.
Fenomeni
Me shume se 70 per qind e kredive qe bankat e nivelit te dyte japin per ekonomine eshte ne valute. Disbalanca me kreditimin ne monedhen vendase paraqet risk te larte nga ndonje luhatje e kursit te kembimit.
Fenomeni
Me shume se 70 per qind e kredive qe bankat e nivelit te dyte japin per ekonomine eshte ne valute. Disbalanca me kreditimin ne monedhen vendase paraqet risk te larte nga ndonje luhatje e kursit te kembimit.