E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat drejt digjitalizimit të dërgesave të postave të shpejta

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Administrata Doganore po vijon procesin e digjitalizimit të procedurave për dërgesat e postave të shpejta, me synim përshpejtimin e përpunimit të mallrave dhe forcimin e kontrolleve doganore.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një takim me përfaqësues të operatorëve të licensuar, ku në fokus ishte zhvillimi i modulit të postave të shpejta për deklarimin elektronik të parambërritjes dhe daljes së mallrave.

Moduli do të mundësojë përdorimin e të dhënave elektronike të avancuara dhe shkëmbimin e informacionit në mënyrë elektronike ndërmjet operatorëve dhe Administratës Doganore.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sistemi synon të përmirësojë menaxhimin e riskut, të forcojë kontrollet për qëllime fiskale dhe sigurie, si dhe të shkurtojë kohën e përpunimit të dërgesave.

Gjatë takimit u vlerësua si të rëndësishëm bashkëpunimi me operatorët e licencuar për realizimin në kohë të zhvillimeve të nevojshme teknike.

Nisma është pjesë e strategjisë për modernizimin dhe harmonizimin e sistemeve të informacionit doganor me standardet e Bashkimit Evropian.

Besmir Beja me operatorët e licencuar për digjitalizimin e postave të shpejta 1 nga 4

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›