E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave publikon kalendarin e ankandeve të titujve qeveritarë për shtator

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Ministria e Financave publikoi kalendarin e ankandeve të titujve qeveritarë për muajin shtator, duke përcaktuar datat për zhvillimin e ankandeve të bonove të thesarit dhe obligacioneve.

Sipas kalendarit të publikuar, ankandet do të zhvillohen më 1, 8, 15, 22 dhe 23 shtator.

Më 1 shtator është parashikuar rihapja e obligacionit 20-vjeçar dhe e obligacionit 2-vjeçar, ndërsa më 8 shtator është planifikuar rihapja e obligacionit 7-vjeçar.

Kalendari vijon më 15 shtator me rihapjen e obligacionit referencë 3-vjeçar. Më 22 shtator parashikohet ankandi i Bonove të Thesarit 12-mujore, ndërsa më 23 shtator rihapja e obligacionit referencë 5-vjeçar.

Ankandet e titujve qeveritarë janë pjesë e mekanizmit për financimin e nevojave të buxhetit dhe ofrojnë mundësi për investitorët për të marrë pjesë në tregun e borxhit të qeverisë.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›