E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat, pala greke sërish në grevë

Rikthehet greva e doganierëve grekë në dy pikat e kalimit kufitar, Kakavijë dhe Kapshticë. Pala greke ka nisur një grevë të paparalajmëruar rreth orës 8, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve nga dhe drejt shtetit helen.

Greva e sotme, për të cilën nuk ishte dhënë asnjë njoftim, vjen pas grevës 48-orëshe të dy ditëve më parë. Për shkak të mosparalajmërimit të grevës, pritet që mosfunksionimi i doganës së palës greke të krijojë probleme në lëvizjen e udhëtarëve që lëvizin me automjete. / E. Bani 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›