E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Kuçovë, në përurimin e bustit të gjeologut polak

Kreu i shtetit Bamir Topi do të vizitojë sot qytetin e Kuçovës ku do të takohet me kryetarin e Bashkisë Bardhyl Gjyzeli.
 

Gjithashtu presidenti Topi do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të gjeologut te shquar polak, Stanislav Zuber si dhe dekorimin e tij pas vdekjes.
 

Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, Ministri i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore të Polonisë, Bogdan Zdrojewski, Ambasadorja e Polonisë në vendin tonë, Irena Tatarzynska si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të qytetit të Kuçovës.
 

Gjeologu i shquar polak Stanislav Zuber u ekzekutua nga regjimi komunist në vitin 1947.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›