Çështja Gërdeci, sot jepet pretenca për 29 të pandehurit
Sot në Gjykatën e Tiranës pritet të jepet pretenca për 29 të pandehurit e çështjes Gërdeci. Çështja voluminoze dhe numri i madh i të pandehurve bënë që në seancën e fundit, prokurori i çështjes, Genci Qato, të kërkojë dy javë kohë për të formuluar pretencën.
Çështja Gërdeci është në Gjykatën e Tiranës që në qershor të vitit 2009. Zvarritja e procesit që ka kaluar nëpër 150 seanca deri sot pritet të përfundojë, ndërsa asnjë nga 29 të akuzuarit nuk ndodhet prapa hekurave.
Tragjedia e 15 marsit 2011 u mori jetën 26 personave në Gërdec.