Doganat publikojnë shifrat e 4-mujorit

Drejtoria e Përgjithshme e doganave publikoi shifrat zyrtare të realizimit të planit për 4 mujorin. Sipas këtyre shifrave ka tejkalime për muajt mars e prill 2010. Drejtori i sapoemëruar në dogana tha se ka patur një rritje të ndjeshme të volumit të eksporteve.
"Në muajt mars 2010, administrata doganore shqiptare arkëtoi 9.9 miliardë lekë nga 9.3 të planifikuara, duke realizuar planin e të ardhurave në masën 106 për qind. Krahasuar me muajin mars 2009, në muaji mars 2010 janë arkëtuar 2.13 miliardë lekë më tepër, ose 27.4 për qind më shumë. Në muajin prill 2010, administrata doganore shqiptare arkëtoi 9.5 miliardë lekë nga 9.3 miliardë lekë të planifikuara, duke realizuar planin e te ardhurave në masën 102 për qind. Gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2010 është regjistruar volumi i eksporteve shqiptare i shprehur në sasi, në 557 mijë ton, nga 339 mijë ton të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 218 mijë tonësh, ose 64 për qind më shumë", tha Flamur Gjyrmishaj, drejtori i ri i Pergjithshem i Doganave.
Adi Darsi < I mëparshmi