E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi: Italia favorite në Botërorin 2010

Trajneri i kombetares italiane, Marcelo Lipi eshte shprehur se skuadra e tij do te jete protagoniste ne Boterorin 2010, megjithese nuk eshte vendosur ne grupin e ekipeve favorite. Lipi i cili drejtoi Italine ne fitimin e Kupes se Botes kater vjet me pare ka nisur pergatittjet per te ruajtur titullin ne kompeticionin qe do te zhvillohet ne Afriken e Jugut kete vere.

“Gjithmone, ne te gjitha parashikimet qe behen per Kupen e Botes, shume njerez nuk e kuotojne Italine si favorite. Por gjithmone Italia ka qene protagoniste dhe nuk shoh asnje arsye qe te mos jete edhe kete vit”, ka thene Lipi, skuadra e te cilit do te luaje ne Grupin F me Paraguain, Zelanden e Re dhe Sllovakine.

Marcelo Lipi ka grumbulluar paraprakisht 30 futbolliste, nderkohe qe lista zyrtare me 23 emratr qe do te udhetojne per ne Afriken e Jugut do te publikohet me 11 maj. Megjithese ne kete grumbullim trajneri italian ka lene jashte kapitenin e Romes, Francesko Toti, ai i ka lene te hapur deren sulmuesit 33 vjecar. Sipas Lipit jo vetem futbollistet e grumbulluar por edhe lojtare te tjere mund te jene pjese e kombetares se Italise qe do te luaje ne Boterorin 2010.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›